LAJMI I FUNDIT:

AKR do të abstenojë për Specialen – në Qeveri dhe në Kuvend

AKR do të abstenojë për Specialen – në Qeveri dhe në Kuvend

Në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës u fol që të dërgohet në Qeveri për mendim, propozimi për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale që erdhi pas nënshkrimit të 43 deputetëve të mazhorancës.

Por, përkundër opozitës që s’e ka përkrahur këtë nismë, ky propozim s’ka gjetur përkrahje të plotë as brenda Qeverisë së Kosovës.


Burime të Klan Kosovës brenda Aleancës Kosova e Re bëjnë të ditur se kjo parti që është pjesë e koalicionit qeverisës e ka ndërmend të mos votojë pro këtij ndryshimi të ligjit për Specialen – as në Qeveri as në Kuvendin e Kosovës.

Ministrat e AKR-së pritet të abstenojnë dhe njëjtë do të bëjnë edhe deputetët e AKR-së nëse propozimi për ndryshimin e ligjit për Specialen shkon në Kuvend.