LAJMI I FUNDIT:

Remi kërkon lirimin e Kurtit nga paraburgimi

Remi kërkon lirimin e Kurtit nga paraburgimi

Ish-komandanti i UÇK-së në Llap dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa –Remi,  kërkon nga gjykata që të marrë vendim për lirimin e Albin Kurtit nga paraburgimi.

Remi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albin Kurti nuk rrezikon të mirat publike dhe se vendimi për lirimin e tij nuk ka pse të vonohet.


Postimi i Remit në Facebook:

“Albini nuk rrezikon të mirat publike!

Vendimi nuk ka pse vonohet…

Sot kam pritur nga gjykata, në përputhje me ambientin politik në vend të sjell vendim lirues për Albinin, veprimet për të cilat fajsohet janë veprime politike, nuk ka asnjë arsye politike të vazhdoj të mbahet brenda, kur dihet se mundet të vazhdojnë procedurat normale duke qenë në liri” (sic.), ka shkruar Kurti. /Telegrafi/