LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit diskuton për mineralet

Oda e Afarizmit diskuton për mineralet

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot organizon tryezën “Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?!”.

Sipas OAK Kosova posedon burimet nëntokësore si dhe ka një potencial të fuqishëm për zhvillimin ekonomik. Synim i kësaj teme është vlerësimi dhe kuantifikimi i përfitimeve të krijuara nga industria minerare për ekonominë e vendit në tërësi, duke marrë parasysh pengesat, kufizimet teknike, zhvillimet në tregun ndërkombëtar të burimeve minerale, si dhe karakteristikat e vendburimeve minerale.

Në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohet edhe për këto tema:


Ambienti Investues në Kosovë;

Pasuria Minerare në Kosovë;

Licencat;

Dështimet në sektorin minerar (raste të veçanta);

Pjesë e kësaj tryeze diskutimi do të jenë ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Musa Shabani – kryetar i Bordit të KPMM, Fidaim Sahiti – kryeshef në Agjencionin Gjeologjikë të Kosovës si dhe Ahmet Zejnullahu nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës. /Telegrafi/