LAJMI I FUNDIT:

Golashënuesit më të mëdhenj në Derbin e Italisë: Nga Meazza e Sivori deri tek Icardi   

Golashënuesit më të mëdhenj në Derbin e Italisë: Nga Meazza e Sivori deri tek Icardi   

Derbi mes Juventusit dhe Interit i njohur ndryshe si “Derby d’Italia” do të zhvillohet  gjashtë të shtunës mbrëma me fillim nga ora 20:45.

“Derby d’Italia” ka prodhuar gjithmonë ndeshje të mëdha, me plot emocione, duele, kacafytje, por edhe gola.


Sulmuesit e mëdhenj të lindur për të shënuar nuk i kanë munguar asnjëherë as Juventusit dhe as Interit.

Juventus – Inter, dhjetë golat më të bukur në 'Derbin e Italisë' në shekullin e XXI (Video)
Lexo po ashtu Juventus – Inter, dhjetë golat më të bukur në 'Derbin e Italisë' në shekullin e XXI (Video)

Sikurse Bianconerët ashtu edhe Nerazzurrët kanë pasur në radhët e veta golashënues të mëdhenj italian dhe botëror.

Por, pasi po afrohet derbi, natyrshëm shtrohet pyetja se cili lojtar ka shënuar më shumë gola në “Derby d’Italia” dhe cilat janë të tjerët që kanë shënuar në derbin më të madh italian.

Juventus - Inter, formacionet e mundshme në Derbin e Italisë (Foto)
Lexo po ashtu Juventus - Inter, formacionet e mundshme në Derbin e Italisë (Foto)

Listës i prijnë Giuseppe Meazza me fanellën e Interit dhe Omar Sivori me atë të Juventusit me nga 12 gola të shënuar, po aq sa ka edhe Roberto Boninsenga, i cili ka shënuar nëntë me fanellën e Interit dhe tri me atë të Juves.

Roberto Boninsegna ka shënuar për dy skuadrat

Pas tyre renditet legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero me 10 gola të shënuara në Derbin e Italisë, ndërsa lojtari tjetër i Juves, Pietro Anastasi ka nëntë gola të shënura.

Me nga tetë gola të shënuara vijnë Benito Lorenzi dhe Alessandro Altobelli të Interit, ndërsa shtatë gola kanë shënuar Giampiero Boniperti e Roberto Baggio të Zonjës dhe Julio Cruz i Zikaltërve.

Sfida brenda ‘Derbit të Italisë’, Higuain apo Icardi
Lexo po ashtu Sfida brenda ‘Derbit të Italisë’, Higuain apo Icardi

Sandro Mazzola i Nerazzurrëve dhe Roberto Bettega i Bianconerëve kanë shënuar nga pesë gola, ndërsa nga katër gola në “Derby d’Italia” kanë shënuar Mauro Icardi, Christian Vieri, Alvaro Morata dhe Michel Platini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori