LAJMI I FUNDIT:

Alex Sandro kërkon largimin nga Juventusi

Alex Sandro kërkon largimin nga Juventusi
Sa

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat angleze, shkruajnë se Alex Sandro dëshiron largimin nga Juventusi.

Braziliani ka qenë i lidhur me Chelsea në verë, por Bianconerët refuzuan cdo ofertë për lojtarin që e konsideronin si yll të skuadrës.

Mbrojtësi ka pasur një start të dobët këtë sezon, ndërsa Giuseppe Marotta e ka lidhur këtë me probleme personale.


Drejtori i Juves thotë se ai ka marrëveshje me klubin që nga vera, por rinovim sipas Daily Telegraph, lojtari dëshiron largimin nga Torino

Sipas gazetës lojtari i ka kumtuar klubit dëshirën për largim, ndërsa klubi i ka treguar çmimin që duhet të paguajnë për të që është 50 milionë funte.

Janari do të ishte pothuajse i pamundur, pasi klubi bardhezi do të kishte probleme ta zëvendësonte.

Juventusi nuk dëshiron në skuadër lojtarë që nuk janë të motivuar dhe gjithmonë pajtohet për shitjen e tyre. /Telegrafi/