LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi dhe Rahoveci arrijnë te fitoret e reja

Bashkimi dhe Rahoveci arrijnë te fitoret e reja

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua mes Bashkimit dhe Yllit sonte në Prizren.

Skuadrat nga qytetet fqinje takimin e mbyllën me vetëm 4 pikë dallim, 87-83, dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit.


Mirëpo kur po luheshin momentet vendimtare, një shënim nga Samir Zekiqi dhe më pas një vjedhje e topit nga Qëndrim Biraj i dhanë fitoren skuadrës prizrenase.

Më të dalluarit sonte te Bashkimi ishin Samir Zekiqi me 29 pikë e 5 kërcime dhe Daishon Knight me 15 pikë, 2 kërcime e 9 asistime.

Te Ylli sonte u veçuan Taylor Bessick me 32 pikë, 14 kërcime e 1 asistim dhe Artin Gashi me 23 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Rahoveci mposht Pejën

Me këtë fitore Bashkimi mbetet në vendin e dytë me bilanc 8-3, kurse Ylli ndodhet në vendin e katërt me bilanc 6-5.

Në ndeshjen hapëse të xhiros së XI, Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 95-52 ndaj skuadrës së Pejës në “Shani Nushi” të Gjakovës.

‘Vreshtarët’ ishin skuadër më e mirë që nga çereku i parë dhe fituesi nuk ishte në dyshim pothuajse për asnjë moment, me Pejën në anën tjetër që pas 30 minutave lojë kishte shënuar vetëm 28 pikë.

Duhet përmendur që Peja sonte ishte pa lojtarët më të mirë të skuadrës. Arian Qallaku, Beq Kovaqi, Leonard Mekaj, Rron Grapci e Arti Hajdari nuk ishin pjesë
e 12-shes së pejanëve sonte. Se pse munguan këta lojtarë sonte, do të bëhet e ditur më vonë. /borozani/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori