LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Interi i këtij sezoni është ndryshe, Skriniar kampion

Spalletti: Interi i këtij sezoni është ndryshe, Skriniar kampion
MILAN, ITALY - SEPTEMBER 10: FC Internazionale Milano coach Luciano Spalletti gestures prior to the Serie A match between FC Internazionale and Spal at Stadio Giuseppe Meazza on September 10, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, beson se zikaltrit e këtij sezoni janë më ndryshe nga sezonet e kaluara.

Italiani e mori drejtimin e klubit zikaltër gjatë verës dhe në 12 ndeshje Serie A nuk ka asnjë humbje, por tri barazime.


“Kemi marrë 30 pikë që në kampanjën e parë të sezonit. Është shumë dhe aspak e lehtë, në fillim duhet të merresha me gjithçka nga pak dhe nuk mund të merrja ndonjë vendim”.

“Tani mund të zgjedh kë të mbaj dhe kë të largoj. Kur shikoj lojtarët në sy, e shikoj se ata janë të gatshëm të ndërtojnë diçka të madhe”.

“Është një Inter ndryshe nga ai më parë. Roma po ashtu është rikthyer pas një fillimi jo të mirë, ashtu edhe Lazio. Milani ka mbetur prapa dhe kjo nuk është e papritur”.

Vecino dhe Valero? Ata janë dy top lojtarë, e dija që do bënin mirë. Ndoshta disa lojtarë nuk kanë pritur që Borja Valero të luajë kaq mirë, që vrapon aq shumë dhe me intensitet të madh”.

“Skriniar është kampion, ka një karakter të vërtetë, edhe pse është i qet. Edhe në momente të vështira, ai bën gjithmonë zgjedhjen e duhur”.

Icardi? Ka një gju të fryrë, por po bëhet mirë. Dje ka filluar me vrapimin dhe gjuri i tij nuk është ënjtur, gjë që është shenj e mirë”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

La Liga
Kalo në kategori