LAJMI I FUNDIT:

Wladimir Klitschko zbardh mesazhin që kishte përgatitur për ri-ballafaqimin me Anthony Joshuan

Wladimir Klitschko zbardh mesazhin që kishte përgatitur për ri-ballafaqimin me Anthony Joshuan

Wladimir Klitschko ka pohuar se ishte shumë afër të ri-ballafaqimit me Anthony Joshuan për peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Ukrainasi e kishte deklaratën e gatshme, por vendosi të tërhiqej pasi që ishte lufta më emocionuese përgjatë karrierës 25-vjeçare.


“Unë e dua boksin, i dua tifozët, sfidat dhe mundësitë e shumta që të jep jeta. Klitschko vs. Joshua 2. Do të shoh në ringun e boksit”, ishte mesazhi që kishte përgatitur Klitschko me rastin e ri-ndeshjes me Joshuan.

Klitschko merr një goditje të fortë nga Joshua

Klitschko thotë se ishte e vështirë marrja e një vendimi për të dalë në pension, gjë që e bëri dhe tani ndihet i lumtur.

Duke folur për “IB Times”, Klitschko tha “Ishte vendimi më i vështirë, por unë jam i lumtur. Ju nuk mund ta dini në ato momente, por më pas e shihni se keni marrë vendimin e duhur”.

Megjithatë, 41-vjeçari thotë se u befasua se edhe pse u largua nga bota e boksit, vlera e tij u rritën në botën e sportit.

“Unë bëra ndoshta një gjë të palogjikshme, por unë u largova me vetëdëshirë dhe jo me kërkesën e të tjerëve. E çuditshme është se aksionet e mia u rritën dhe u befasova me këtë fakt”, tha ukrainasi.

Pas takimit, ukrainasi dhe britaniku mbetet miq të mirë

Joshua dhe Klitschko u përfshinë në një prej ndeshjeve më emocionuese të 25 vjetëve të fundit, ku britaniku triumfoi pas një “knock-out” teknik në raundin e 11 para 90 mijë tifozëve në Wembley në Londrës.

“Unë dëshiroj që Joshua të fitojë në çdo luftë, sepse sa më shumë që fiton ai, aq më shumë unë shkëlqej. Thjesht, dua të jem krenar për atë”, tha Klitschko, ku shtoi “Unë mendoj se Joshua ka lindur atë natë dhe luftoi sërish. Ai ishte me të vërtetë është boksier sfidues”.

Ndryshe, Joshua ditë më parë ka triumfuar kundër Carlos Takamit ndërsa sipas promotorit të njohur të boksit, Eddie Hear, ballafaqimi mes Anthonyt dhe Deontay Wilder do të ndodh në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori