LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Inter – Torino

Formacionet zyrtare: Inter – Torino

Inter do të mundohet të vazhdojë ecurinë e mirë në Serie A.

Nerazurrët para shikuesve të vetë do ta presin skuadrën e Torinos, e cila pozicionohet në vendin e nëntë.

Zikaltërit nuk kanë humbur asnjë pikë të vetme sivjet kur kanë luajtur si vendas ndërsa torinezët do të mundohen të bëjnë befasi.


Tashmë trajnerët e te dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të synojnë të fitojnë tre pikë.

Te vendasit nuk ka asnjë mungesë të theksuar ndërsa mysafirëve u rikthehet edhe Andrea Belotti, i cili mungoi në disa ndeshje të kaluara.

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Vecino, Gagliardini; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi

Torino: Sirigu; De Silvestri, N’Koulou, Burdisso, Ansaldi; Obi, Rincon, Baselli; Iago Falque, Belotti, Ljajic