Tymi dhe hiri që dalin nga dy termocentralet në komunën e Obiliqit bezdisin qindra mijëra qytetarë të Kosovës gjatë dimrit, por obiliqasit nuk njohin stinë me ajër të pastër.
Re të dendura tymi mbulojnë qiellin mbi Obiliq, 10 kilometra në afërsi të kryeqytetit të Kosovës.
Fshati Dardhishtë i kësaj komune, që është nja nga fshatrat më të ndotura në komunën e Obiliqit, duket i mbuluar nga mjegulla në pikë të ditës.
Ajri i ndotur nga një përzierje e tymit, pluhurit dhe hirit, ka një erë të rëndë që e ngacmon frymëmarrjen.
Tymi që del nga dy termocentralet e vendosura në këtë vend, bezdis qytetarët që jetojnë në zonat përreth kryesisht gjatë dimrit, por për banorët e Dardhishtës ai është shqetësues përgjatë gjithë vitit.
Idriz Fetahu, 62 vjeç, gjithë jetën e tij e ka kaluar në Dardhishtë – vendlindjen e tij.
Ai thotë se pluhuri që lirohet nga djegia e thëngjillit në termocentrale, e vështirëson jetën e familjes së tij shtatë anëtarëshe meqë depërton edhe në brendësi të shtëpisë ku jetojnë.
“Kur fryn veri prej vrimës së çelësit na hyn pluhuri brenda. Kur të dalësh jashtë, çka do që prek, është pluhur. [Pluhuri] vjen prej deponive prej shiritave transportues, na kthen neve sikur mjegull”, tregon ai.
Ajri i ndotur në Obiliq ka ndikuar në përkeqësimin e mjedisit në përgjithësi.
Sasia e lartë e pluhurit në ajër përmbys po ashtu përpjekjet e banorëve për të mbajtur pastërtinë.
Ifete Gërguri, 63 vjeçe, var rrobat e lara, por e di se kur të jenë tharë atyre do t’u vijë një erë tejet e rëndë – thuase nuk janë larë fare.
“Kur vendosen teshat, janë të lara kur i mbledhim, iu vjen era thëngjill. Ne i përdorim këto tesha, por këtyre iu vjen era thëngjill. Shqetësimi më i madh është për nipat kur dalin për të luajtur në oborr, ata rrëzohen në bar, ai po e thith pluhurin nga toka nga ajri edhe brenda në shtëpi”, thotë ajo.
Në vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.
Me këtë Ligj, përveç mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, parashihen edhe benefite të tjera për qytetarët që jetojnë në këtë komunë.
Nen Salaku, 20 vjeç, thotë se papastërtia e ajrit është bërë e zakonshme për të gjithë ata që jetojnë në Dardhishtë. Ai thotë se po të kishte zgjidhje, do të shpërngulej nga ky vend:
“Ajri i ndotur është gjithë, por ne jemi mësuar e nuk e vërejmë. Po të na jepej mundësia, do ta kishim ndërruar se ajri është i ndotur me pluhur”.
Gjatë dimrit të kaluar ndotja e ajrit mori përmasa shqetësuese në Obiliq dhe në qytetet përreth ku përqendrimi i mikro-partikulave në ajër ishte 10 deri në 16 herë më i lartë sesa vlerat që nga Organizata Botërore e Shëndetësisë konsiderohen normale.
OBSH-ja vlerëson se ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme. Një nga gjashtë vdekjet e parakohshme të më shumë se 9 milionë njerëzve në të gjithë botën në vitin 2015, thuhet se janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.
Osman Gërguri, 72 vjeç, thotë se shumë bashkëvendës të tij si pasojë e ajrit të ndotur, kanë probleme shëndetësore.
“Kjo ndotje na ka kushtuar shumë, nëse e marrim për 20 e 30 vitet kemi të sëmurë, kemi njerëz që kanë vdekur nga kanceri. Ndotja ka ndikuar shumë në vdekjen e këtyre njerëzve”, thotë ai.
Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi. Thëngjilli i që digjet në termocentralin “Kosova A” dhe “Kosova B” shërben si burim kryesor për prodhimin e energjisë elektrike për tërë vendin.
Termocentrali Kosova A, i cili konsiderohet si ndotësi më i madh i mjedisit në komunën e Obiliqit dhe në zonat përreth, nuk do të mbyllet deri në ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e re”. Planet për ndërtimin e këtij termocentrali kanë filluar në vitin 2005 dhe nuk dihet se kur mund të nis ndërtimi në terren. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë”, Kurti: Dëshmorët e UÇK-së përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për lirinë e vendit
Antikorrupsion: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV
Ergys Arazi kishte një lidhje tjetër, i kërkonte bashkëshortes të dalë nga shtëpia
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak