LAJMI I FUNDIT:

Edon Shaqiri do të udhëtoj drejt Italisë, do të provohet te Bologna

Edon Shaqiri do të udhëtoj drejt Italisë, do të provohet te Bologna

Njohës të sportit shumë shpesh vlerësojnë se Kosova është ‘Brazili i Evropë’ sa i përket prodhimit të talenteve.

Një futbollist që po konsiderohet si super-talent është edhe Edon Shaqiri i cili aktivizohet me skuadrën në Shkollën e Futbollit Arsenali nga Prishtina.

14-vjeçari Shaqiri ka nisur që të merret me futboll në moshën 6-vjeçare te Shkolla e Futbollit Kurda teksa për dy vite është aktivizuar edhe te 2 Korriku i Prishtinës për tu transferuar më pas te Arsenali.


Krahas ushtrimeve me ekip, Edoni stërvitet individualisht edhe në Shkollën ‘Zidane’ të drejtuar nga ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha.

Edoni luan si mesfushor teksa edhe pse në moshë të re, dallohet për teknikën e zhvilluar si dhe goditjet e tij nga distanca ku nuk i mungojnë golat nga ‘himalajet’.

Babai i futbollistit të talentuar, Mustafë Shaqiri njofton për GazetaOlle.com se Edonit i ka ardhur ftesa për tu testuar te skuadra e Bolognas në Itali. “Ftesa ka ardhur nga Bologna derisa unë do ta shoqërojë Edonin. Do të testohet nga 13 deri më 16 nëntor në këtë klub. Ftesa ka ardhur falë menaxherit Andi Zorba”, njofton për GazetaOlle.com, Mustafë Shaqiri.

Tutje, Mustafë Shaqiri pohon me bindje se i biri do t’i bind italianët. “As që kam dilema në këtë drejtim”.

Edoni ka varguar disa suksese në Kosovë. Vitin e kaluar me skuadrën e pionierët e Arsenalit e ka zënë vendin e parë në LRFP të Prishtinës kurse vitin e kaluar e ka zënë vendin e dytë.

Suksese korri edhe sivjet në turneun e Golemit ‘Ulpiana 2017′ duke e zënë vendin e parë.

Edoni ani pse 14-vjeçar dallohet nga moshatarët e tij për gjatësinë (1.76) dhe fuqinë në duele. /Gazeta Olle/