LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Debati për Obiliqin, material për prokurori (Video)

Analistët: Debati për Obiliqin, material për prokurori (Video)

Analistët, duke folur për debatin e sontëm të kandidatëve për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK) dhe Mehmet Krasniqi (LDK), kanë thënë se akuzat e bëra ndërmjet dy kandidatëve në emisionin “Duel D” në RTV Dukagjini, janë material për prokurori.

Analisti Mushkolaj, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ballafaqimi i dy kandidatëve për kryetar të Obiliqit ka ofruar material të bollshëm që të merret prokuroria me deklaratat e tyre.


“Gara dha shumë material për prokurori. Do të duhej që prokuroria menjëherë pas emisionit të merrte deklaratat e zotit Gashi dhe Krasniqi, të cilët akuzuan njëri-tjetrin”, tha Mushkolaj, duke thënë se “Gashi sillej si një komandant, çfarë ishte edhe në luftën e fundit. Kurse Krasniqi gjatë gjithë kohës mundohej të paraqitej se ai ishte kryetari para Gashit”, transmeton Telegrafi.

Edhe analisti Arton Demhasaj tha se pjesa më e madhe e debatit u përshkua me akuza e kundërakuza.

“U fol edhe për një numër të madh të blerjes së votave në këtë komunë. Kur flasim për këtë çështje do të duhej që të merrej prokuroria dhe të zhvilloj hetim”, tha Demhasaj /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori