LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes vëllezërve në Prishtinë e dhunë ndaj grave në disa rajone të Kosovës – raporti i plotë i policisë

Rrahje mes vëllezërve në Prishtinë e dhunë ndaj grave në disa rajone të Kosovës – raporti i plotë i policisë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në raportin 24-orësh.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Malishevë, Rahovec, etj.


Lexoni raportin e plotë të Policisë:

Prishtinë 01.05.2024-04:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, (vëllezër) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit fillimisht janë liruar në procedurë të rregullt, e me pas pasi që njeri prej tyre ka përsërit veprën, është dërguar në mbajtje.

Lipjan 30.04.2024-23:05. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj saj. E njëjta ka deklaruar se i dyshuari posedon armë në shtëpi dhe me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e cila ishte me leje si dhe dy karikatorë me 50 fishekë të cal.9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 30.04.2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që e kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 01.05.2024-01:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 01.05.2024-20:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 01.05.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 01.05.2024-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 29.04.2024-22:00. Lidhur me rastin, më 01.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 01.05.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori