Përdorimi afatgjatë i aspirinës e zvogëlon rrezikun e shumë llojeve të kancerit
Një studim i ri shëndetësor ka zbuluar se përdorimi i aspirinës për një periudhë të gjatë kohore e zvogëlon zhvillimin e disa llojeve të kancerit.
Hulumtimet kanë përfshirë mbi 60.000 njerëz, dhe në bazë të eksperimenteve është zbuluar se përdorimi afatgjatë i aspirinës ka ndikuar në reduktimin e rrezikut për zhvillim të leukemisë, kancerit të mushkërive dhe atij të prostatës, transmeton Telegrafi.
Për këtë studim, hulumtuesit i kanë krahasuar pacientët të cilët kanë përdorur aspirinë për mesatarisht 7.7 vite me pacientët të cilët nuk kanë përdorur aspirinë fare, dhe kanë shikuar numrin e pacientëve të cilët pas disa viteve janë diagnostikuar me kancer.
Ata të cilët kishin përdorur aspirinë kishin pasur 47 për qind zvogëlim të rrezikun të kancerit në mëlçi dhe atij të ezofagut, 38 për qind zvogëlim të rrezikut të kancerit gastrik, 34 për qind zvogëlim të rrezikut të kancerit në pankreas dhe 24 për qind zvogëlim të rrezikut të kancerit kolorektal.
Aspirina duket se nuk ka pasur ndonjë ndikim në rrezikun e kancerit të gjirit, fshikëzës dhe veshkave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë