“Bombarduesi i Bronztë” – Deontay Wilder, njeriu i vetëm që mund ta mposhtë Anthony Joshuan!? (Foto/Video)
Kampioni aktual i botës në kategorinë e rëndë të boksit botëror, Anthony Joshua, ka mbrojtur titujt e tij në IBF dhe WBA pasi mposhti me nokaut (KO) teknik, Carlos Takam. Megjithatë, atij i mungon edhe një titull, ai është WBC të cilin e mbanë Deontay Wilder.
Ka kohë që në skenën e boksit botëror po flitet për një nga duelet më të mëdha unifikuese të brezave që prej duelit Klitschko – Joshua.
E ai duel mund të jetë pikërisht mes britanikut Joshua dhe Deontay Wilder në vitin 2018, nëse arrihet marrëveshja mes boksierëve.
Wilder së pari duhet të mbrojë për të gjashtën herë brezin e tij në WBC të dielën e ardhshme ndaj Bermaine Stiverne, pas të cilit ai shpreson të përballet me Joshuan, të cilin e ka kërcënuar publikisht.
Kush është Deontay Wilder – “Bombarduesi i Bronztë”?
Deontay Wilder është boksier amerikan i cili mban titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC që nga viti 2015, dukeu bërë kampioni i parë amerikan në këtë kategori të boksit në nëntë vitet e fundit.
Kjo është periudha më e gjatë që SHBA-të s’kanë pasur kampion të botës në kategorinë e rëndë.
Pseudonimi i tij është “Bombarduesi i Bronztë”, të cilin Wilder e mori pasi e frymëzua nga Joe Louis, i cili ishte i njohur me pseudonimin “Bombarduesi i Kaftë”.
Ai ka lindur në Tuscaloosa të Alabamas në SHBA, është 32 vjeçar dhe ditëlindjen e festoi më 22 tetor.
Është i gjatë 201 centimetra, kurse gjerësia e krahëve është 211 centimetra.
Njihet për jetë të shfrenuar personale, pasi në qershor u arrestua për përdorim të marijuanës.
Sigurohet gjithmonë për spektakël, teksa mbanë maskën në paraqitjet e tij në ring para dueleve ndaj kundërshtarëve të ndryshëm.
Statistikat e egra të Wilder
Deontay Wilder ka zhvilluar deri tash në karrierën e tij 38 ndeshje prej të cilave i ka përfunduar 37 me nokaut (KO).
Ai ka një përqindje prej 97.3 për qind të fitoreve me nokaut (KO), kurse 18 prej tyre i realizoi në raundin e parë.
Dallohet për atleticizmin e tij dhe përgatitjet intensive para dueleve, me çka është siguruar që gjithnjë të dalë fitimtar.
Një duel mes tij dhe Anthony Joshuas (20 duele, 20 me nokaut) mund të zhvillohet qysh në vitin 2018 nëse palët arrijnë marrëveshje për unifikimin e titujve.
Tashmë ata kanë shkëmbyer polemikat e para me njëri-tjetrin, duke kërkuar një përplasje, por mbetet të shihet nëse një duel i tillë i madh në boksin botëror mund të mbahet në vitin 2018.
Kush do të triumfonte sipas mendimit tuaj, Joshua apo Wilder?
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit