LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder: Joshua dhe promoteri i tij po i ikin përballjes me mua

Deontay Wilder: Joshua dhe promoteri i tij po i ikin përballjes me mua

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ka kërkuar nga Anthony Joshua që të pranojë duelin unifikues të madh të titujve të kategorisë së rëndë në boks.

Wilder është kampion i botës në kategorinë e rëndë që nga viti 2015 në kategorinë WBC, kurse Joshua mbanë tri breza në IBF, WBA dhe IBO.


Vet Wilder ka deklaruar para duelit të Joshuas me Takam se dëshiron duelin ndaj boksierit të madh britanik, për të dëshmuar se është më i miri i botës.

Sidoqoftë, për t’u zhvilluar ky duel duhet të japë dritën e gjelbërt menaxhmenti i Joshuas, me në krye promoterin Eddie Hearn, i cili ka refuzuar që të ndahen fitimet 50-50 për të dy boksierët, duke i ofruar 3 milionë dollarë për një përballje të mundshme e cila do të zhvillohej në Britaninë e Madhe.

Sipas Wilder, ky është një arsyetim i radhës për t’i ikur përballjes pasi thotë se është i vetmi njeri që mund ta mposhtë Joshuan.

“Ai tashmë ka luftuar ndaj një boksieri që ka më shumë eksperiencë se unë. Synimi im është të luftoj ndaj Joshuas. Unë nuk shoh ndonjë diferencë të madhe mes meje dhe ndonjë boksieri tjetër pse ai të mos përballet me mua”.

“Unë nuk e kuptoj këtë sport kur vjen te unë puna. Unë thjesht dua të dëshmoj se jam më i miri në botë. Kjo është gjithë ajo që dua të bëj. Nuk e di pse po më shmangen”, deklaroi Wilder dy ditë para duelit Joshua – Takam.

Eddie Hearn, promoter i Joshuas ka paralajmëruar se i pari në listë për një luftë unifikuese të titujve është pikërisht Wilder për vitin 2018.

Anthony Joshua do të ketë edhe tri luftëra në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori