Momenti kur droni ukrainas godet direkt rafinerinë ruse të naftës në Tyumen

Një dron ukrainas ka arritur që direkt të godasë rafinerinë ruse të naftës Tyumen.
Ky sulm konsiderohet si një sulm thellë brenda territorit të Rusisë, duke arritur të depërtojë në një thellësi prej 2,000 kilometrash, transmeton Telegrafi.
Pamjet amatore shfaqin momentin kur droni bën një goditje direkte në rafinerinë e Tyumenit në perëndim të Siberisë.
Kjo rafineri ruse e naftës është një prej më të mëdhave në Rusi, që mund të përpunojë deri në 8 milionë ton metra në vit.
Ukrainasit kanë intensifikuar sulmet mbi rafineritë e naftës ruse dhe kjo ka bërë që autoritetet ruse të ndalin prodhimin e naftës e cila përdoret në masë të madhe për makinerinë e dërguar në Ukrainë për të kryer sulme mbi civilët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































