LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Ruçi: Do të punohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Xhaferi-Ruçi: Do të punohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në suaza të Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Budapest, u takua me Gramoz Ruçin, kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në takim, kumtoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe shprehën pritje se bashkëpunimi parlamentar, si mënyra më e lehtë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, do të vazhdojë të avancohet dhe të intensifikohet, si në nivelin e grupeve të deputetëve për bashkëpunim, ashtu edhe ndërmjet komisioneve parlamentare, me ç’rast kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë e përsëriti ftesën për vizitë të Xhaferit në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se me formimin e qeverive në të dy vendet, hapen mundësi të reja për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, të cilin qytetarët në realitet edhe e ndjejnë më së shumti.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën nxjerrjen e ligjit për minoritetet, të miratuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Njëkohësisht, kryetarët ndanë edhe bindjen e përbashkët dhe pritjen se bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy parlamenteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një ritëm edhe më intensiv, me çka të dy parlamentet do të kenë mundësi që së afërmi të këmbejnë mendime dhe përvoja nga puna parlamentare, politika ndërkombëtare dhe çështje të tjera aktuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë

Lajme
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Anulimi i vizitës së Kouchnerit në Kosovë, Ambasada e Francës shpreh keqardhje për pengesat e paraqitura

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
Kurti: Nuk kemi problem me serbët, por me Qeverinë e Serbisë që nuk distancohet nga Millosheviqi i të kaluarës

Kurti: Nuk kemi problem me serbët, por me Qeverinë e Serbisë që nuk distancohet nga Millosheviqi i të kaluarës

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori