LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Ramos është lojtari më i rëndësishëm i Realit

Zidane: Ramos është lojtari më i rëndësishëm i Realit
Getty Images

Zinedine Zidane ua ka kushtuar çmimin e ‘Trajnerit të vitit’ lojtarëve të Real Madridit, nga të cilët mendon se Sergio Ramosi është më i rëndësishmi.

Qendërmbrojtësi i Los Blancos ishte njëri prej pesë lojtarëve të Realit që u zgjodhën në ‘Ekipin e vitit’ nga FIFA, krahas Marcelos, Cristiano Ronaldos, Toni Kroosit dhe Luka Modricit.


Formacioni më i mirë i vitit (Getty Images)
Zyrtare: FIFA zgjedh formacionin më të mirë të vitit, dominohet nga futbollistët e Realit (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA zgjedh formacionin më të mirë të vitit, dominohet nga futbollistët e Realit (Foto)

“Sergio Ramos është kapiteni ynë dhe e di statusin e tij në skuadër”.

“Fundja, ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër, sepse ai është lideri”.

“Madridi është klubi më i mirë në botë dhe qëllimi jonë është që të vazhdojmë të bëjmë histori me të gjithë këta lojtarë të mrekullueshëm që janë në klub”, ka deklaruar legjenda franceze për Radio Marca.

Zinedine Zidane, trajner i vitit
Lexo po ashtu Zinedine Zidane, trajner i vitit

Në 12 muajt e kaluar, Reali i ka fituar pesë trofe duke përfshirë edhe La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Pesë lojtarë të Realit janë zgjedhur në formacionin më të mirë (Getty Images)

Në evenimentin e FIFA-s, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në botë. /Telegrafi/