LAJMI I FUNDIT:

Vëmendja në Gjilan, Drita nikoqire e kampionit në fuqi

Vëmendja në Gjilan, Drita nikoqire e kampionit në fuqi

Java e 11-të e elitës së futbollit kosovar do të startojë me katër ndeshje ditën e sotme.

Kësisoj vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Dy konkurrentët për titull, Drita dhe Trepça ’89 do të jenë përballë njëra tjetrës në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante.


Si Drita ashtu edhe Trepça ’89 pas 10 ndeshjeve në elitë kanë grumbulluar nga 16 pikë dhe kanë nga katër më pak se lideri Llapi.

Drita në këtë takim vije pas barazimit 1-1 në Gjakovë, ndërsa 89-shi pas humbjes në shtëpi 0-2 nga Prishtina.

Ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren ku Liria do të pres liderin aktual Llapin.

Në Skënderaj do të luhet derbi rajonal mes Drenicës dhe Drenasit, ndërsa në kryeqytet do të ketë derbi kuq e zi pasi Flamurtari është nikoqire e Vëllaznimit.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/