LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj falënderon Lunaçek për bashkëpunimin dhe angazhimin për Kosovën

Hoxhaj falënderon Lunaçek për bashkëpunimin dhe angazhimin për Kosovën

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka falënderuar ish-raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin e saj për Kosovën.

“Shumë faleminderit Ulrike Lunaçek për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin për Kosovën. Çdo të mirë në të ardhmen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.


Partia e Gjelbër e Ulrike Lunaçek nuk ia ka dalë ta kalojë pragun prej 4 për qind në zgjedhjet e fundit në Austri, ku fitues doli Partia Konservatore e Sebastian Kurzit.

Lunaçek ka qenë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ndërsa është angazhuar vazhdimisht në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.