Njoftimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se propozimi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të përfundojë në muajin mars, ka bërë që në shtetin serb të ketë diskutime se cila do të jetë kjo “zgjidhje e dhimbshme” e Vuçiqit.
Burime diplomatike të gazetës serbe “Danas”, që është njëra nga mediat më të besueshme në Serbi, kanë thënë se kjo mund të jetë e lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi.
Kjo gazetë raporton se propozim për Kosovën do të nënkuptonte një ndryshim në preambulën e Kushtetutës në Serbi ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe se “ka autonomi substanciale në kuadër të shteti sovran serb”.
Megjithatë, siç shkruan ‘Danas’, preambula mund të mbetet e tërë pjesa tjetër në një formë, por jo edhe neni 8 i Kushtetutës i cili thotë se territori i Serbisë “është unik dhe i pandashëm dhe kufiri është i paprekshëm”.
Gjithashtu, burimet theksojnë se neni 182 i Kushtetutës i cili përcakton autonomi për Kosovën do të rregullohet me një ligj të veçantë. Këto pjesë duhet të ndryshohen si një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesit e qarqeve diplomatike kanë thënë se Beogradi dhe Prishtina po përballen me presionin në rritje nga komuniteti ndërkombëtar që në dy-tre vitet e ardhshme duhet të arrijnë një marrëveshje e cila “nuk duhet ta përfshijë njohjen zyrtare të Kosovës nga Serbia”.
“Marrëveshja do të përfshijë një kompromis në mes Beogradit dhe Prishtinës që Kosova të fitojë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të mosnjohjes së Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo do të thotë se Serbia merr përsipër të mos lobojë dhe as të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat e huaja, ashtu si Beogradi dhe Prishtina u zotuan në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 që nuk do të ndërhyjnë në perspektivën ndërshtetrore të njëri-tjetrit. Ndërsa politkanët e Kosovës thonë publikisht se është e nevojshme që Serbia ta njohë Kosovën, në bisedat joformale mund të jetë diskutuar se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare do të ishte një zgjidhje e pranueshme në këmbim të mosnjohjes”, thonë burimet e gazetës së njohur serbe, transmeton lajmi.net
Burimet nga Forumi Ndërkombëtar thonë se Beogradi dhe Prishtina kanë mospajtime në arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe përfundimtare. Në Prishtinë besojnë se për dy vjet do të jenë të mjaftueshme, kurse Beogradi argumenton se për këtë duhen diskutime 6 deri në 10 vite,.
Artikulli i gazetës serbe “Danas” përfundon me njoftimin se çdo gjë do të mund të shihet në muajin dhjetor, kur pritet të fillojë raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Vuçiqit dhe Thaçit. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak