LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shilegov kryetar i Bashkisë së Shkupit

Zyrtare: Shilegov kryetar i Bashkisë së Shkupit

Petre Shilegov nga LSDM-ja është kryetar i ri i Qytetit të Shkupit.

Sipas rezultateve nga 100 për qind të të dhënave të përpunuara nga vendvotimet, të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikoi sonte në ueb faqen e vet, Shilegov në zgjedhjet e mbrëmshme fitoi 141.119 vota, respektivisht 50,32 për qind dhe e fitoi funksionin e kryetarit të qytetit që në rrethin e parë të zgjedhjeve.


Kandidati i OBRM-PDUKM-së dhe kryetari i deritanishëm Koce Trajanovski fitoi 101.464 vota, respektivisht 36,18 për qind. Pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në 45 komuna janë zgjedhur kryetarë të komunave, ndërsa në 35 do të ketë rreth të dytë për dy javë, respektivisht më 29 tetor.

Trajanovski ka qenë dy mandate në krye të Bashkisë së Shkupit. /Telegrafi/