LAJMI I FUNDIT:

Shikoni dallimin: Imazhe që tregojnë qytetin amerikan para dhe pas zjarrit që “përpiu” gjithçka (Foto/Video)

Shikoni dallimin: Imazhe që tregojnë qytetin amerikan para dhe pas zjarrit që “përpiu” gjithçka (Foto/Video)

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tri zona jo larg qytetit San Fracisko, për shkak të 14 vatrave të zjarrit që po “përpijnë” gjithçka para vetes.

Zjarret më të mëdha janë regjistruar në Napi dhe Sonomi, ku humbën jetën 10 persona kurse janë evakuuar mbi 20 mijë tjerë. Zjarri është duke u zgjeruar brenda natës në mbi 320 kilometra katrorë, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësi i zjarrfikësve ka deklaruar se zjarri ka shkatërruar 1500 objekteve, kurse dhjetëra persona kanë përfunduar në spital dhe dhjetëra tjerë janë shpallur të zhdukur.

Se sa e rëndë është situata tregojnë fotografitë e shkrepura në qytetin Santa Rosa në të cilin jetojnë afro 175 mijë banorë.

Zjarri ka “përpirë” sheshe, lagje të tëra dhe në disa zona nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Janë shkatërruar shtëpi, vetura, drunj, gjithçka është prekur nga zjarri.

Imazhet e para tregojnë gjendjen para zjarrit, kurse tjerat pasi zjarri shkatërroi gjithçka në qytet. /Telegrafi/