LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Isa na i la bakshish Thaçin President dhe Veselin kryeparlamentar

Ahmeti: Isa na i la bakshish Thaçin President dhe Veselin kryeparlamentar

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Shpend Ahmetit të VV-së, ndaj akuzave të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, në të cilat ky i fundit ia përmendi Ahmetit faktet e bashkëpunimit të VV-së më PDK-në, kundër LDK-së.

Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, tha se bashkëpunimi i LDK-së me PDK-në ëhtë i gjatë.


“Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaqin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Isa Mustafa duhet me dijtë që sot shumë lehtë në internet mundesh me i pa krejt ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetu në Kosovë. Nuk është si në kohën e Jugosllavisë.

Sot paska thënë që VV është me PDK. Qe gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaqin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi. Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana.

Përpara ndoshta edhe keni arrit me mshef veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti më” (sic.), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Siguri
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Siguri
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Drejtësi
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Kalo në kategori