Kultivuesit e deleve kërkojnë që shteti t’i japë kullotat me koncesion për 20-30 vjet, dhe jo si deri më tani, të nënshkruajnë kontrata për shfrytëzim çdo vit apo apo çdo të dytin vit.
Për shkak të pasigurisë nëse vitin e ardhshëm do të nënshkruajnë marrëveshje për një kullotë të caktuar, nuk munden, e as duan të investojnë në ndërtimin e stallave dhe kapaciteteve të tjera të nevojshme për ruajtjen e bagëtisë dhe për strehimin e barinjve.
Fermerët ankohen edhe për infrastrukturën e keqe, më së shumti për shkak të mungesës së qasjes deri te kullotat.
“Kërkojmë që shteti të na japë marrëveshje për koncesion deri 30 vjet që të mund të investojmë. Askush nuk dëshiron të investojë kur nuk është i sigurt sa dhe nëse do të qëndrojë në një stan ose në vend të tij do të vijë dikush tjetër. Prandaj, kërkojmë nga shteti që të na japë në koncesion për të paktën 20 ose 15 vjet, nëse jo 30, dhe jo si tani, të nënshkruajmë kontrata çdo vit”, thotë për AIM, Skender Ame, kryetari i Shoqatës së kultivuesve të deleve “Dashi” nga Dibra , prodhues i djathit të bardhë tradicional të deleve dhe pronar i 700 deleve.
Ame shton se katër vjet më parë kullotat jepeshin me koncesion për një kohë të gjatë, por pastaj ky ligj u shfuqizua dhe nuk u soll një i ri. Ende punohet në të.
Edhe Shaban Mamudi, i cili ruan dele në rrëzë të Bistrës, e theksoi të njëjtin problem.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Kullotat, Lulzim Fejzullai, njofton se ligji është në fazën përfundimtare dhe duhet të miratohet deri në fund të vitit. Lidhur me infrastrukturën, ai thekson se po punohet intensivisht, por sipas prioritetit të përcaktuar paraprakisht.
Fillimisht NP për menaxhimin e kullotave ka rekomanduar koncesioni të jetë në 25 vjet, por qeveria e mëparshme në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, ka vlerësuar se 15 vjet ishin shumë.
Sa i përket infrastrukturës, Fejzullai informon që nga viti 2015 janë ndërtuar rrugë të reja dhe janë rikonstruar rrugë të vjetra deri te kullotat në gjatësi prej rreth 150 kilometrash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë