LAJMI I FUNDIT:

“Fjalimi i Trump, si të lehurat e qenit” (Video)

“Fjalimi i Trump, si të lehurat e qenit” (Video)

Kryediplomati i Koresë së Veriut e cilësoi fjalimin e Presidentit Donald Trump në Kombet e Bashkuara si zhurma e një qeni që leh.

Në fjalimin e tij, Trump tha se do të shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut nëse kërcënon SHBA-në ose aleatët e saj.


Por, ministri i Jashtëm koreanoverior injoroi fjalët e Trump dhe tha se ato nuk trembin e as habisin askënd, aq më tepër Korenë e Veriut.
“Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara. Nëse Trump mendonte se do të na habiste me tingullin e një qeni që leh, ai po ëndërron”, tha ministri Ri Yong-ho.

Fjalët e ministrit të Jashtëm ishin komentet e para të Koresë së Veriut për kërcënimet e Trump. I pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për pseudonimin ironik “njeriu i raketës” që Trump i vendosi liderit Kim Jong-un, kryediplomati i Penianit tha se i vjen keq për ndihmësit e Presidentit amerikan.

Ky i fundit me fjalimin e tij tentoi të tregojë vendosmërinë amerikane ndaj Koresë së Veriut, e cila, pavarësisht sanksioneve të panumërta të OKB-së, vazhdon pa u shqetësuar programin e saj bërthamor. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Evropa
Kalo në kategori