LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Serbi, lëkundjet janë ndjerë edhe në Rumani

Tërmeti në Serbi, lëkundjet janë ndjerë edhe në Rumani

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka tronditur Serbinë mëngjesin e sotëm.

Dhe siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, fuqia e tij është ndjerë fuqishëm edhe në Rumani.


Siç theksojnë mediat serbe, informacionet e para ishin se tërmeti është regjistruar në Rumani me epiqendër në Drobeta-Turnu Severin.

Por Shoqata Sizmologjike e Serbisë raporton se epiqendra ka qenë afër Tekije, në thellësi 11 kilometra.

Një nga dëshmitarët ka shkruar: “Më zgjoi, filluan të dridheshin shtretërit dhe dollapët”.

Tërmetet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë dëme të vogla në ndërtesat në zonën epiqendrore. /Telegrafi/