LAJMI I FUNDIT:

Zaevi në OKB: Të krijojmë qeveri që do t’u shërbejnë qytetarëve

Zaevi në OKB: Të krijojmë qeveri që do t’u shërbejnë qytetarëve

“Vendosja e besimit mes qeverive, qytetarëve dhe organizatave të llojeve të ndryshme është kyçe për vendosjen e transparencës dhe demokracisë”, porositi mes tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zaev gjithashtu theksoi se Maqedoni prej kohësh ka përjetuar krizë të errët politike, ku kruciale ka qenë depërtimi në privatësinë e qytetarëve, që sipas Zaevit, çoi në dëmtimin e besimit nga qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai përmendi përvojën e Maqedonisë, ku tha se kriza mund të kalohet vetëm me bashkëpunim me qytetarët, organizatat dhe subjektet politike dhe me vullnet të fortë politik.

Zaevi tha se Maqedonia në vitin 2011 është bërë anëtarja e 35-të e Partneritetit për qeveri të hapur dhe njoftoi se deri tani kanë bërë tre plane aksionare./Telegrafi/