LAJMI I FUNDIT:

ME 61 VOTA PËR, VOTOHET QEVERIA HARADINAJ

ME 61 VOTA PËR, VOTOHET QEVERIA HARADINAJ

E plotësuar: Me 61 vota u votua Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Nga të pranishmit nuk kishte asnjë votë kundër e një abstenim nga Zafir Berisha. Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetet e LDK, Alternativës dhe Vetëvendosjes që e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Ministrat e Qeverisë Haradinaj janë si më poshtë:


Ministër i FSK: Rrustem Berisha

Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj

Ministria e Financave: Bedri Hamza

Ministria e Shendetësisë: Uran Ismaili

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi

Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahir

Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica

Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj

Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi

Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo

Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir

Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar

/Telegrafi/

E plotësuar: Deputetët e Kuvendit e kanë votuar mocionin procedural për ndërprerje të debatit, i cili u propozua nga Pal Lekaj i AAK-së.

Të pranishëm në sallë ishin 112 deputetë, 62 votuan pro ndërprerjes së debatit dhe 50  ishin kundër. /Telegrafi/

—————————–

E plotësuar: Po vazhdon seanca e Kuvendi të Kosovës për votimin e Qeverisë Haradinaj.

Vazhdimi ndodhi pas një pauze mbi dy orë të gjatë, për shkak të mungesës së Listës Serbe e cila ishte nisur nga Beogradi për të ardhur në Kosovë. /Telegrafi/

———————————-

E plotësuar: Kanë kaluar dy orë që kur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dërgoi në pauzë deputetët. 

Ani pse pauza u kërkua vetëm për 15 minuta, ajo akoma nuk ka filluar.

E gjithë kjo pritje ka të bëjë për shkak të deputetëve të Listës Serbe, mirëpo ata tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq sipas raportimeve thuhet se serbët kanë paralajmëruar se mund të ketë bllokadë nga ana e tyre.

Pas mbi dy orëve, deputetët kanë filluar të futen në sallë. /Telegrafi/

———————————-

E plotësuar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kërkon pauzë 15-minutëshe.

Kërkesa erdhi pasi LDK e VV kërkuan mocion për votimin e Qeverisë Haradinaj.

Veseli kërkoi konsulta me përfaqësuesit e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

———————————-

E plotësuar: Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë hapjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë.

Veseli deklaroi se në sallë të pranishëm janë 70 deputetë dhe se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës. /Telegrafi/

———————————-

Disa deputetë tashmë janë futur në sallën e Kuvendit.

Së shpejti pritet të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kjo seancë është thirrur me një pikë të rendit të ditës: për të votuar Qeverinë e ardhshme të vendit. /Telegrafi/

———————————-

Zyrtare: Këta do të jenë ministrat e AKR-së dhe AAK-së
Lexo po ashtu Zyrtare: Këta do të jenë ministrat e AKR-së dhe AAK-së
Zyrtare: Këta janë ministrat e PDK-së
Lexo po ashtu Zyrtare: Këta janë ministrat e PDK-së
Këta janë ministrat nga radhët e Listës Serbe
Lexo po ashtu Këta janë ministrat nga radhët e Listës Serbe

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori