LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Rregullat për ‘Fair Play’-n financiar janë një dështim

Wenger: Rregullat për ‘Fair Play’-n financiar janë një dështim

Arsene Wenger ka kritikuar UEFA-n për ‘Fair Play’-n financiarin duke thënë se blerjet e fundit e kanë dëshmuar të kundërtën.

Wegner në dy vitet e fundit ka kërkuar funksionim më të mirë të këtyre rregullave, por kjo nuk po ndodh.

“Blerja e Neymar nga PSG ka bërë që të lindin sërish shumë pikëpyetje mbi ‘Fair Play’ financiarin”.


“Tani nuk jam shumë i bindur që mund ta mbajmë. Futbolli është ndoshta në fazën fillestare të një investimi të madh ekonomik, është bërë sporti me më shumë pushtet në botë dhe është e nevojshme që të pyesim veten, nëse do të na duhet të mbyllim disa dyer ndaj investimeve”, ka thënë ai.

Arsenali mbetet një nga klubet më të shëndosha financiarisht në botë. /Telegrafi/