LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e do Strootmanin para mbylljes së afatit kalimtar

Juventusi e do Strootmanin para mbylljes së afatit kalimtar

Raportohet se Juventusi nuk është dorëzuar për  Kevin Strootmanin dhe do t’i ofrojë Romës 45 milionë euro.

Bianconerët kanë qenë të interesuar shumë për holandezin këtë afat kalimtar.


Calciomercato.com shkruan se Zonja e Vjetër do ta bëjë një tentativë të fundit për lojtarin para se të mbyllet afati kalimtar.

Kjo faqe shkruan se Juve kishte ofruar 40 milionë euro me bonuse, ndërsa tani oferta do të jetë 45 milionë euro.

Strootman ka pasur një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh që ishte e vlefshme deri me 1 korrik, por kampionët kishin pyete për çmimin e lojtarit në atë kohë.

Nëse Roma e refuzon ofertën e Juventusit, atëherë këto bisedime do të jenë të mbyllura. /Telegrafi/