LAJMI I FUNDIT:

Dembele realizon ëndrrën e madhe: Jam te klubi më i mirë në botë

Dembele realizon ëndrrën e madhe: Jam te klubi më i mirë në botë

Sulmuesi francez, Ousmane Dembele i është bashkuar gjigantit katalunas Barcelonës.

Prezantimi i lojtarit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme në stadiumin ‘Camp Nou’.

Francezi i talentuar ka deklaruar se ka realizuar një ëndërr që të luaj me fanellën e Barcelonës


“Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që të isha futbollist te Barcelona. Tani që jam këtu jam shumë i lumtur që kam realizuar një ëndërr që e kam pasur që fëmijë”, tha Dembele.

20-vjeçari beson se është tek klubi më i mirë në botë dhe se do të luajë me futbollistët më të mirë.

“Ndodhem te klubi më i mirë në botë, gjithashtu me futbollistët më të mirë në botë”.

“Objektivi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe për skuadrën. Dua të njoh dhe të adaptohem me shokët e skuadrës dhe të fitoj maksimumin e trofeve me Barcelonën”, deklaroi Dembele.

Kujtojmë se sulmuesi anësorë u transferua te Barcelona nga Borussia Dortmund dhe i kushtoi katalunasve 105 milionë euro ndërsa në rast se i arrinë bonuset atëherë Barcelona mund të paguajë për lojtarin plus 45 milionë euro tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori