LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Duam që Shkupi ta kuptojë se ne dimë gjithçka

Daçiq: Duam që Shkupi ta kuptojë se ne dimë gjithçka

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, sot deklaroi se vendimi për tërheqjen e gjithë presonelit diplomatik nga ambasada në Maqedoni, paraqet mesazh për Shkupi se Beogradi “di gjithçka çfarë marrëveshje ka”, ndërsa kjo siç thotë, është diçka që nuk i bëhet mikut.

Por edhe përkundër kësaj, ka theksuar Daçiq, Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me gjitha shtetet e rajonit për shkak të paqes dhe stabilitetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e re me Maqedoninë e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të vërtetuara që flasin për sjellje sulmuese drejt Serbisë”, deklaroi Daçi për televizionin serb “Pink”.


Ai njoftoi se për situatën e krijuar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nesër në linjë telefonike do të bisedojë me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Sipas Daçiqit, Serbia ka qenë mjaft korrekte dhe konstruktive dhe nuk është përzier në punët e brendshme në Maqedoni.

Për paralajmërimet se Maqedonia do ta ndjek shembullin e shumicës së vendeve të BE-së në lidhje me kandidaturën e Kosovës në UNESCO, Daçiq theksoi se nëse Beogradi e ndjek qëndrimin e BE-së atëherë do ta anulonte vendimin e mëhershëm dhe ta pranojë Maqedoninë me emrin që e përdorë Brukseli, IRJM./Telegrafi/