LAJMI I FUNDIT:

Faruk Nura, kandidat i AAK-së për Vitinë

Faruk Nura, kandidat i AAK-së për Vitinë

Faruk Nura, afarist i suksesshëm, ndër më të votuarit në zgjedhjet nacionale nga Komuna e Vitisë, ish pjesëtar i stafit të Presidentit të ndjerë Rugova, sot është nominuar për kandidat i AAK-së, për kryetar komune në Viti.

Faruk Nura, ka qenë njëri prej aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare, ndërkaq aktivitetin e tij politik deri vonë e ka zhvilluar nën siglën e LDK-së, dhe dy herë ka qenë kandidat për deputet i saj, thuhet në njoftimin e AAK-së.


Kryetari i AAK-së dhe i nominuar për kryeministër, Ramush Haradinaj, shprehu shpresën se kandidatura e Nuras, është një ofertë serioze për Vitinë dhe një shenjë e përkushtimit për një cilësi tjetër qeverisëse në këtë komunë.

Nura falendëroi AAK-në dhe Haradinajn për besimin e dhënë dhe tha se do ta bëjë të pamundurën që këtë besim ta kthejë në të mirë të qytetarëve të Vitisë. /Telegrafi/