LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM të ndalë gënjeshtrat

LSDM: OBRM-PDUKM të ndalë gënjeshtrat

OBRM-PDUKM, partia e cila ka bërë huamarrjet më të mëdha dhe më të dëmshmet në aspekt afatgjatë ndaj qytetarëve, nuk ka të ndalur me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe me manipulimin e opinionit, thuhet në kumtesën e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Për dallim nga qasja dëmtuese dhe kriminale e OBRM-PDUKM-së, kur paratë e qytetarëve janë shpenzuar për stiropor, luks, palma dhe barok të rremë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, buxhetin e shfrytëzon për kthimin e borxheve të vjetra, për pagë minimale më të lartë, për pensione më të larta, për zgjidhje afatgjate të statusit të punëtorëve të falimentuar dhe për ndihmë financiare më të madhe për ndërmarrjet që do të krijonin vende të reja pune.
Të palogjikshme dhe dëshpëruese janë tentimet e OBRM-PDUKM-së që me lajme të rrejshme të mbulojë sukseset e Qeverisë’, thuhet në reagimin e LSDM./Telegrafi/