LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë futbollistët rebelë nëpër klube, në mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)

Gjashtë futbollistët rebelë nëpër klube, në mesin e tyre edhe një shqiptar (Foto)

Afati i transferimeve për futbollistë është i hapur edhe dy javë.

Por disa futbollistë që kanë shprehur gatishmëri për largimin nga skuadra ende nuk ia kanë arritur qëllimit.


Ka nga ta që kanë zgjedhur bojkotin e stërvitjeve ndaj skuadrave aktuale duke kërkuar largimin me çdo kusht.

Florent Hadergjonaj ka kërkuarg largimin nga Ingolstadt për t’iu bashkuar Stuttgartit

E përditshmja gjermane, ‘Kicker’ ka zbuluar listën me gjashtë futbollistë që kanë bojkotuar stërvitjet deri në largim, shkruan Telegrafi.

Në këtë listë janë emra të mëdhenj si Diego Costa, Ousmane Dembele, Geoffrey Kondogbia por edhe një futbollist shqiptar, Florent Hadergjonaj.

Hadergjonaj ka kërkuar largimin nga Ingolstadt për t’iu bashkuar Stuttgartit që ka ofruar mbi 4,5 milionë euro por klubi nga Bavaria ende nuk i ka dhënë lejen e largimit.

Kësisoj Hadergjonaj si pjesa tjetër e futbollistëve në këtë listë ka bojkotuar stërvitjet duke u treguar rebelë deri sa klubi ta lë të lirë t’i bashkohet Stuttgartit.

Të gjithë futbollistët në këtë listë kanë bojkotuar stërvitjet me skuadrat e tyre duke kërkuar largimin. /Telegrafi/

Lista e lojtarëve e publikuar nga e përditshmja gjermane ‘Kicker’

Kondogbia po kërkon transferimin te Valencia
Diego Costa

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori