LAJMI I FUNDIT:

Kosova me basketbollist amerikan kundër Maqedonisë

Kosova me basketbollist amerikan kundër Maqedonisë

Basketbollisti i natyralizuar i Kosovës, Scott Bamforth, pritet t’i ndihmojë sonte reprezentacionit tonë në përballje ndaj Maqedonisë.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë ekipi i tij, Dinamo Sassari, që përmes një komunikate ka shkruar se lojtari ka ateruar në Sardenjë më 8 gusht, ndërsa do t’i bashkohet reprezentacionit të tij, të Kosovës dhe pas kryerjes së detyrave me reprezentacion, do t’i kthehet ekipit.


Bamforth iu bashkua ekipit të Serie A-së këtë verë, duke ardhur nga Bilbao Basket e Liga Endesas spanjolle.

Amerikani në fjalë, është njëri ndër tre basketbollistët e natyralizuar të Kosovës. Asnjëri nuk ka qenë në dispozicion në dy ndeshjet e para, për shkak të lëndimeve, ndërsa tash Bamforth duket të jetë mirë dhe pritet që t’i ndalë në ndihmë reprezentacionit që ka nevojë për një “playmaker” të rangut të tij, pasi që Jaren Sina dhe Leonard Mekaj nuk fitojnë besim më të madh nga selektori Brad Greenberg.

Deri tash, Greenberg ka përdorë herë Dardan Berishën, herë Erjon Kastratin, por edhe Drilon Hajrizin në rolin e organizatorit në dy ndeshjet e para, ku njërën Kosova e fitoi, ndërsa tjetrën u mposht.

Borozani.com ka arritur të konfirmojë njoftimin e Dinamos, se Bamforth është në Shkup dhe është në dispozicion të Kosovës për ndeshjen e sotme, e cila fiton në ora 20:30.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori