LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Interpelanca për ministrin Tevdovski, e pabazë

LSDM: Interpelanca për ministrin Tevdovski, e pabazë

Nga LSDM vlerësojnë se janë të kota dhe të pashpresa tentativat e OBRM-PDUKM që nëpërmjet interpelanca të paarsyeshme të mundohen t’i pengojnë reformat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me dorëzimin e iniciativës për interpelancë kundër ministrit për financa, Dragan Tevdovski, OBRM-PDUKM vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve dhe vërteton se është kundër udhëheqjes transparente dhe me përgjegjësi të financave publike dhe kundër dedikimit të buxhetit shtetëror për një jetë më të mirë të qytetarëve duke forcuar ekonominë e shtetit, thuhet në reagimin e LSDM-së.

‘Me një interpelancë të pabazë, OBRM-PDUKM tregon se është kundër një page minimale prej 12.000 denarë për të gjithë të punësuarit, duke përfshirë edhe të punësuarit në industrinë e tekstilit dhe lëkurës. Duke votuar kundër ribalancit të buxhetit, të përgatitur nga ministri dhe ministria e financave, OBRM-PDUKM dëshmoi se është kundër gjetjes së një zgjedhje përfundimtare për të punësuarit e ndërmarjeve të falimentuara, kundër tërheqjes së tatimit radiodifuziv, kundër subvencionimit të pushimit për të punësuarit me pagë më të ulët dhe kundër asistencës më të madhe financiare për ndërmarjet – të gjitha këto masa të parapara në ribalancin e buxhetit’, përfundon kumtesa e LSDM-së./Telegrafi/