LAJMI I FUNDIT:

Manchester City e shkatërron Real Madridin (Video)

Manchester City e shkatërron Real Madridin (Video)

Manchester City e ka mposhtur Real Madridin me rezultat të thellë 4-1.

Ndeshjet miqësore që po zhvillohen në SHBA kanë arritur efektin, pasi pothuajse çdo stadium gjigant është i stërmbushur.


Pjesa e parë u mbyll pa gola ku trajnerët kishin vendosur të fusnin në fushë lojtarët më të mirë.

Në pjesën e dytë u shënuan pesë gola.

Otamendi dhe Sterling shënuan në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Stones dhe Diaz e dërguan rezultatin në 4-0.

Golin e vetëm për Real Madridin e shënoi Oscar në fundin e ndeshjes. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kYCtTf5J3ms