LAJMI I FUNDIT:

Darmian: Vetëm zëra, jam i lumtur te Unitedi

Darmian: Vetëm zëra, jam i lumtur te Unitedi

Pas shumë zërave se Matteo Darmian është drejt rikthimit në Serie A, ka folur edhe vet lojtari.

Italiani i ka bërë të ditur që nuk është duke menduar largimin, pasi është i lumtur te Djajtë e Kuq.

“Çdo herë kam lexuar gjëra në lidhje me mua dhe për të ardhmen tim, por nuk ka asgjë”.


“Jam i lumtur këtu, zërat janë pjesë e punës. Por, siç e thash më parë, jam lojtari i Unitedi dhe kjo është e gjitha ajo çka dua të them”, ka thënë Darmian për Sky Sports UK.

Lojtari është kërkuar nga Milani, Interi, por është folur edhe për Juventusin. /Telegrafi/