LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: LDK është e palëkundur në qëndrimet e saj për PDK-në (Video)

Zemaj: LDK është e palëkundur në qëndrimet e saj për PDK-në (Video)

Koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN) i duhen edhe disa vota për formimin e Qeverisë. Ka deklarata se ato janë siguruar nga disa deputetë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Armend Zemaj, deputet i zgjedhur nga LDK-ja, thotë se subjekti i tij qëndron i palëkundur në raport me PDK-në. E, sa i përket zërave se deputetë të LDK-së mund të votojnë koalicionin PAN, Zemaj tha se kjo është e drejtë e çdo individi.


“PAN nuk mund të formojë Qeverinë sepse nuk i ka numrat”, thotë ai, teksa kërkon që mundësia për formimin e Qeverisë t’i jepet LDK-së dhe Vetëvendosjes.