LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaevi të publikojë çka përmban marrëveshja me Bullgarinë

OBRM-PDUKM: Zaevi të publikojë çka përmban marrëveshja me Bullgarinë

OBRM-PDUKM-ja edhe sot kërkoi që Qeveria dhe kryeministri Zoran Zaev ta publikojnë përmbajtjen e marrëveshjes që planifikojnë ta nënshkruajnë me Bullgarinë.

“Populli i Maqedonisë ka të drejtë të dijë çfarë lëshime ka bërë Zaev, sepse ekspertët nga Bullgaria interpretojnë se me marrëveshjen i jepet fund maqedonizmit dhe i tërë ky atak jo vetëm që nuk është përgënjeshtruar, por u hesht nga institucionet e kryesuara nga LSDM-ja”, thuhet në kumtesën e sotme të OBRM-PDUKM-së.

Përkujtojnë se mbesin edhe tre javë deri te nënshkrimi i paralajmëruar i marrëveshjes me Bullgarinë, ndërsa, siç thonë, opinioni e gjëja e vetme që din është përgatitja e Zaevit që t’i fshijë librat e historisë.


“Derisa Zaev paralajmëron fshirje të librave, deputeti në Parlamentin Evropian Andrej Kovaçev publikisht pa pikë turpi deklaroi se Maqedonia ka 100 për qind histori të falsifikuar. Kjo sipas Kovaçev është bazë e cila bazohet në marrëveshjen për fqinjësi të mirë të cilën Zaev e ka dakorduar në Sofje”, thuhet në kumtesë.

Për partinë kontestuese është heshtja e Zaevit për të gjitha deklaratat e dhëna nga funksionarë bullgarë të cilët paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj Republikës së Maqedonisë edhe pse, siç thonë, ai si kryeministër është i obliguar ta mbrojë Republikën e Maqedonisë dhe të punojë në interesin e saj. Edhe më skandaloze, sipas OBRM-PDUKM-së, është se as ASHAM nuk ka kurrfarë informacione që përmban marrëveshja, ndërsa heshtja e këtij institucioni për çështje të tilla esenciale, hap hapësirë për sulme të reja dhe nënçmime të reja, njofton AIM.

OBRM-PDUKM-ja, thonë nga partia, është për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të bazuara në respektimin e përbashkët. OBRM-PDUKM-ja do të mbështesë gjithçka që është në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, por asgjë që është në kundërshtim me interesat e popullit dhe shtetit të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori