LAJMI I FUNDIT:

Reali refuzon të garojë me PSG-në për Mbappen

Reali refuzon të garojë me PSG-në për Mbappen

Real Madridi ka hequr doër nga gara për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe.

Florentino Perez ka kohë që po e kërkon djaloshin e ri shumë të talentuar.

Sidoqoftë, Perez tash po refuzon që të konkurrojë me PSG-në për lojtarin, raporton Cadena Cope.


Parizienët dëshirojnë që të dyfishojnë ofertën për Mbappen dhe të paguajnë një rekord botëror prej 135 milionë eurosh.

Ndërkohë drejtori i Moancos, Antonio Cordon mbetet me shpresë se Mbappe do të qëndrojë sezonin e ardhshëm.

“Unë kam dëgjuar se ai dëshiron të qëndrojë te Monaco. Unë nuk jam në dijeni për ofertë nga Reali apo ndonjë klub tjetër. Ka shumë mundësi, por prioritet i tij nuk është largimi”, u shpreh drejtori i Monacos.

Deri tash e ardhmja e Mbappes është e pasigurtë, por vet lojtari publikisht ka kërkuar kalim te Reali ose qëndrim te Monaco. /Telegrafi/