LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia sot në fazën e verdhë!

Maqedonia sot në fazën e verdhë!

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë prej dja ka alarmuar qytetarët që të kenë kujdes se sot Maqedonia sot është në Fazën e verdhë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, jepen këto rekomandime për mbrojtja e përgjithshme nga temperaturat e larta:
-Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.
-Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ne diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën)
-Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgaditjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majonezi nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremërat e ndryshëm.
-Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.
-Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.
-Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.

Temperaturat e ditës do të shkojnë deri 37 gradë. /Telegrafi/