LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup promovohet projekti për mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20

Në Shkup promovohet projekti për mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20

Në Infoqendrën e BE-së në Shkup do të mbahet sot konferencë për promovimin e projektit ”Forcimi i kapaciteteve dhe mekanizmave për mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe qëllim kryesor ka përfshirjen aktive të sektorit qytetar në procesin reformues të Kapitullit 20 përmes tentimeve të strukturuara nga ana e rrjetitt të organizatave qytetare ”Yes Network”.

Projekti parasheh mbështetje financiare përmes granteve për organizata qytetare me fond të përgjithshëm prej rreth 60 mijë euro për tetë projekte kombëtare dhe lokale./Telegrafi/