Nuk ka arsye që Kosova të shkojë nga zgjedhjet në zgjedhje, thonë përfaqësuesit e partive politike dhe analistët. Ndonëse nuk i përjashtojnë si mundësi, sipas tyre, zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit ishin të suksesshme dhe duhet të përmbyllen me formimin e institucioneve të reja. Ndërkaq, çështja e formimit të Qeverisë së re të Kosovës, shihet si pjesë e negociatave dhe kompromiseve politike.
Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, tha se si koalicion fitues shumë shpejt do të formojnë Qeverinë e re, duke mos parë ‘rrezik’ nga ndonjë proces i ri zgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti i dytë nga zgjedhjet e fundit. Ndërkaq, nëse përjashtohen koalicionet, si parti politike, Vetëvendosje del se është më e votuara. Nisur nga ky fakt, Vetëvendosje pretendon ta formojë Qeverinë, duke besuar se koalicioni PAN nuk do t’ia dal të sigurojë minimumin prej 61 votave në Kuvend.
Tinka Kurti, nga zyra për Media në Vetëvendosje, thotë se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë pasi që, sipas saj, ekziston një vullnet i madh që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë.
Kurse, ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati, shprehet se duhet të tregohet që Kosova ka një pjekuri politike për t’i tejkaluar këto sfida.
“Jemi në pritje se a do të ndodh ndonjë kontrabandim i ndonjë deputeti për të plotësuar ndonjë numër minimal, që kishte me qenë e papreferuar. Dhe, kanë mbetur dy mundësi: ose të bëhet një Qeveri e marrëveshjes me përbërje të gjerë, ose të shkohet në zgjedhje. E para nuk jep shpresë për një qeverisje të gjatë, jo më tepër se një vjet “, tha Ferati, duke shtuar se megjithatë më i mirë do të ishte formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.
Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit, e bën të domosdoshëm lidhjen e koalicioneve të reja paszgjedhore, në mënyrë që Kosova të mos futet në një ngërç të ri politik.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se ndryshe nga viti 2014 kur kishte bllokadë, ketë herë gjerat janë më të qarta pasi “Gjykata Kushtetuese ka sqaruar saktë se kush mund të formojë Qeverinë”.
“Në rast se subjekti i parë politik që ka fituar më së shumti vota dështon që ta krijojë Qeverinë, atëherë domosdo presidenti duhet që këtë mundësi t’ia japë dikujt tjetër, respektivisht një shumice parlamentare në Kuvend që do ta dëshmojë me 61 nënshkrime se është e gatshme që ta krijojë Qeverinë. Pra, besoj se ekzistojnë zgjidhjet mundësitl që Qeveria të krijohet”, tha ai.
Në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershor morën pjesë pak më shumë se 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Nëse përqindjet e votave të fituara kthehen në ulëse të Kuvendit, përbërja e re e legjislativit do të dukej afërsisht me 39 apo 40 deputetë të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma. Pastaj, me 31 apo 32 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kurse koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës me 29 ulëse. Komunitetet mbeten në kuotat e njëjta: serbët marrin 10 ulëse dhe pakicat tjera po ashtu 10 vende të garantuara. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë