Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste Serbe, Nenad Rashiq, u shpreh i bindur se aktualisht nuk ka ndonjë serb i cili do ta votonte Ushtrinë e Kosovës.
Gjatë një interviste në emisionin INFOBOX të RTV Dukagjini , Rashiq theksoi se serbët e Kosovës po përballen me presion dhe kërcënime të mëdha nga ana e Beogradit.
“Kanë krijuar një tension të madh, ku ju dhe ne nuk guxojmë as të shprehemi se çfarë po dëshirojmë të bëjmë me të ardhmen. Kjo është e vërtetë e madhe, dhe në këtë aspekt mendoj që nuk ka ndonjë serb që kish mund ta votojë Ushtrinë e Kosovës”, tha Rashiq.
Ndër të tjera, Rashiq deklaroi se, sipas Beogradit asnjë subjekt tjetër politik, përveç Listës Serbe nuk i përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës.
“Në deklaratën e fundit nëse nuk gaboj, thuhet se askush tjetër përveç Listës Serbe nuk i përfaqëson interesat serbe. Dhe krejt të tjerët janë lista shqiptare me përfaqësues serbë, që kjo është shumë absurde. Unë prej fillimit jam munduar që të paraqes një grup autokton të Kosovës”, tha ai.
Rashiq komentoi edhe kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Sipas tij Haradinaj nuk duhet që gjatë fushatës të shprehet për territore sepse në këtë mënyrë mund të ngris tensione mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ndërsa për kandidatin tjetër Avdullah Hotit, Rashiq mendon se ai është i papërvojë në politikë. Por, mendim tjetër ka për kandidatin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Kurti ka fuqi të madhe politike”, tha Rashiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBuleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak