LAJMI I FUNDIT:

Reka: Specialja unifikoi ‘Krahun e luftës’

Reka: Specialja unifikoi ‘Krahun e luftës’

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, thotë se pavarësisht koalicioneve të mëdha parazgjedhore nuk do të ketë fitues absolut të zgjedhjeve më 11 qershor, me ç’rast do të ketë edhe negociata të gjata për formimin e qeverisë së re në vend.

Kështu ka deklaruar Reka gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se çelësi për formimin e qeverisë do të jetë tek lëvizja “Vetëvendosje”.

Megjithatë, sipas tij, kryeministri i ri kosovar do të përballet me dy detyra të rënda: përballja me akuzat e para të Gjykatës Speciale dhe me Demarkacionin pa e injoruar këtu edhe formimin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Cilido prej tre kandidatëve për kryeministër duhet ta dijë se presioni ndërkombëtar do të jetë edhe më i madh dhe atë për t’i dorëzuar të akuzuarit e parë në Hagë, për ta ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe për ta zyrtarizuar krijimin e ‘Zajednicës’”, ka theksuar Reka.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka pranuar se vetë unifikimi i “Krahut të luftës” në një bllok koalicioni tregon sa ndikim ka pasur Gjykata Speciale në konfigurimet e brendshme politike në Kosovë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovën e pasluftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori