LAJMI I FUNDIT:

Tare: Keita zbulimi më i bukur, një pjesë e zemrës sime i takon Lazios

Tare: Keita zbulimi më i bukur,  një pjesë e zemrës sime i takon Lazios

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i ftuar në mbrëmjen për Premio Maestrelli, ka folur për kalimin nga lojtar në drejtor sportiv.

Shqiptari ka thënë se fillimi ishte paksa i vështirë, por që ka mundur ta përballojë.


“Jam drejtori i vetëm sportiv në botë që ka marrë kontratën me atë të lojtarit dhe kështu vazhdova punën si drejtor sportiv. Kam qenë me fat pasi ky kalim nuk është traumatik”.

“Në vitet e para ishte betejë pasi nuk kisha provojë, tashmë jam 12 vite në këtë shoqëri, një pjesë e zemrës sime është laziale”.

“Rinovimet? Për të bërë një sezon si protagonistë duhet të mbash lojtarët vendimtar. Rinovimi është si një martesë, të dy palët duhet të duan të vazhdojnë së bashku. Ne ëndërrojmë për gjërat e mëdha, në sezonin e ardhshëm luajnë katër skuadra në Lugën e Kampionëve dhe ky është objektivi ynë”.

“Cili është zbulimi më i bukur? Keita. E kam sjell në Lazio kur kishte 15-16 vjet, rritja e tij në vitet e fundit më gëzon shumë”, ka thënë Tare. /Telegrafi/